E Diel, 1 Nëntor 2026

Huntelar i zhgënjyer: Dua të iki nga Madridi

Madrid - Sulmuesi i sapoardhur tek Reali i Madridit, Huntelar, kërkon largimin nga kjo skuadër. Golashënuesi holandez nuk po ambientohet dot në kampionatin spanjoll, dhe si zgjidhje sheh largimin nga skuadra e drejtuar nga Huando Ramos.

E përditshmja sportive AS citon fjalët e vetë futbollistit të ri, i cili kërkon të largohet nga kampionët e Spanjës. Deri tani Huntelar është aktivizuar pjesërisht nga trajneri Ramos në 5 ndeshje, me nga 14, 18, 20, 45 dhe 54 minuta. Huntelar nuk ka arritur të gjejë akoma golin tek Reali që kur ka ardhur nga Ajaksi i Amsterdamit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›