E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyjmë në Kuvend më 7 mars, prapë bojkot

04/12/2009  Blendi Klosi

Heqja ose jo e mandateve të deputetëve që nuk kanë bërë betimin ka sjellë argumente të ndryshme për sa i përket strategjisë që do të ndjekin socialistët. Në një prononcim të dhënë për “Ora News” sekretari organizativ në PS, Blendi Klosi, është shprehur se socialistët mund të jenë në Kuvend para datës 7 mars, kur parashikohet afati maksimal. Por deputetët do t’i kthehen sërish bojkotit, duke i qëndruar kërkesës për zgjedhje të reja dhe riverifikim të fletëve të votimit. “Ky është një qëndrim që e kemi thënë edhe më përpara. Për të mos djegur mandatin që na ka dhënë elektorati, ne do të hyjmë në Kuvend para afatit kushtetues, domethënë para datës 7 mars”, - është shprehur Klosi. Ndërkohë në një prononcim të dhënë për gazetën “Metropol” ai theksoi se “ne nuk do të lejojmë që Berisha e Topalli të tallen me mandatet tona dhe në çfarëdo lloj forme ne do të vijojmë bojkotin deri në transparencën e zgjedhjeve”. Në këtë mënyrë, ai nuk ka përjashtuar mundësinë e betimit në afatin e dhënë, por kjo nuk do të thotë vijim i qëndrimit, pasi gjithçka do të kthehet në situatën aktuale, në rast se nuk do të realizohen kërkesat e Partisë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›