Projekti i internetit, përfitojnë 2107 shkolla në vend
04/12/2009 “Albtelekom” është kompania zbatuese e projektit për lidhjen e internetit
Qeveria premton se deri në vitin 2013 do të ketë internet në çdo shtëpi
Finalizohet projekti i shtrirjes së internetit në shkollat shqiptare. Në një ceremoni të zhvilluar gjatë ditës së djeshme, ku merrnin pjesë kryeministri Sali Berisha, ministra, deputetë, ambasadorë të huaj, mësues dhe nxënës, si dhe pati një përshëndetje të veçantë me anë të një videokonference nga Gjeneva nga sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit Hamadoun Toure, është pohuar se mësimi i lëndës së informatikës tashmë do të bëhet edhe me bazën e nevojshme materiale. Projekti ka siguruar pajisjet e duhura për 2107 shkolla të arsimit të detyruar dhe atij të mesëm në vend. Kështu, rreth 500 mijë nxënës fillojnë të mësojnë me kompjuter dhe internet në shkollë. Investimi për infrastrukturën “hard” dhe lidhjen e internetit arrin vlerën 15.45 milionë dollarë. Kryeministri Berisha theksoi se udhëtimi në moshën dixhitale nuk do të ndalet, pasi këtë vit buxheti për moshën dixhitale është pesëfishuar e se vitin e ardhshëm do të dhjetëfishohet, ndërsa në vitin 2012 do të 15-fishohet. Gjatë kësaj ceremonie kryeministri ka realizuar edhe bisedat e para on-line me anë të internetit me fëmijë nga shkolla të ndryshme të vendit, ku ka premtuar se qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka që në vitin 2013 fëmijët shqiptarë të kenë internet në shtëpi, pavarësisht gjendjes ekonomike. Pajisja me kompjuter dhe lidhja në internet e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme krijon bazën e nevojshme për shtrirjen e teknologjisë së informacionit në programin mësimor dhe modernizimin e funksionimit të gjithë sistemit arsimor në vendin tonë. “Albtelekomi” është kompania zbatuese e projektit për lidhjen e internetit.
Përurohet dyqani më i madh i “Albtelekomit”
Përurohet dyqani më i madh në vend nga rrejti gjigant i telefonisë dhe shërbimit të internetit në Shqipëri, “Albtelekom”. Në një ceremoni ku merrnin pjesë presidenti i “Calik Holding” për Ballkanin dhe Evropën Jugore, Orhan Coskun, kreu i këtij institucioni Mustafa Akdogan dhe përfaqësues të tjerë të kompanive celulare dhe bankave në vend, është pohuar se inaugurimi i dyqanit më të madh dhe më modern është vetëm fillimi i ndërtimit të rreth 60 dyqaneve të reja në të gjithë Shqipërinë, që do të përfundojnë brenda vitit 2010.