Hyjnë në fuqi çmimet e reja të banesave në të gjithë vendin
Duke filluar nga muaji janar 2012, transaksionet për shit-blerje banesash do të kenë si çmime reference tarifat e hartuara nga Enti Kombëtar i banesave. Udhëzimi, së bashku me tabelat përkatëse është publikuar në Fletoren Zyrtare
Çmimet e reja të referencës të banesave në Tiranë dhe në të gjithë vendin u botuan dje në Fletoren Zyrtare. Tabela e re e çmimeve shërben si referencë për politikat e strehimit dhe për pagesat e tarifave ndaj tatimeve dhe hipotekave në rast të shitblerjes së banesave. Çmimet e reja të formuluara nga Enti Kombëtar i Banesave janë marrë nga vëzhgimet në tregun e lirë, në terren dhe në agjencitë imobilare. Tabela e çmimeve është hartuar nga vetë EKB dhe sipas kësaj listë-çmimesh ato janë rritur sipas zonave me nga 4000 – 2000 lekë për metër katror nga viti 2010 në 2011 në kryeqytet. Rritja më e madhe rezulton në zonën e Liceut Artistik tek “Rruga e Elbasanit”, ku një vit më parë 1 metër katror e kishte koston 170 000 lekë, ndërsa aktualisht kostoja ka shkuar 190 000 lekë për metër katror. Ndërsa për sa i përket qyteteve, ato më të banuarat kanë njohur një rritje në çmimin për metër katror nga 1000- 8000 lekë. Çmimi për metër katror i një apartamenti sipas të dhënave të tabelës së vlerave mesatare të shit-blerjeve të banesave në tregun e lirë për vitin 2011, sipas qyteteve nga EKB, është rritur më shumë në qytetin e Përmetit, me 8344 lekë. Në vitin 2010, një apartament kushtonte 27 456 për metër katror, ndërsa sipas listë-çmimeve të 2011-ës kushton 35 800 për metër katror. Përcaktimi i këtyre çmimeve nga Enti Kombëtar i Banesave ndërmerret me qëllimin për të sanksionuar më pas taksën që do të përdorin Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme gjatë hipotekimit të banesave. Në bazë të ligjit, personi që i shet shtëpinë e tij një tjetri duhet të paguajë tatimin mbi fitimin, i cili është në masën 10 për qind. Nëse shtëpia dikur është blerë me 65 000 lekë metri/2 dhe tani shitet me 9500 lekë metri/2, diferenca që mbetet nga kjo duhet të tatohet me 10 për qind. Një vendim i tillë ndërmerret dhe për të shmangur çdo abuzim të mundshëm që realizohet gjatë shitjes së apartamenteve, duke ulur vlerën reale të shitjes, për shkak të shmangies së pagesës së tatimit. Kjo shihet si masa parandaluese nga ana e qeverisë. Ndërsa përcaktimi i çmimeve fikse mund të sjellë dhe përfitime për banorët e zonës së kryeqytetit, ku vlera e shitjes reale të tyre shkon dhe mbi 3 mijë euro për metër katror. Çdo vit qeveria, në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave dhe të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit kryen rivlerësimin e çmimeve mesatare të apartamenteve, kjo për të gjitha qytetet e Shqipërisë.
VLERAT MESATARE TË SHIT-BLERJEVE TE BANESAVE NË TREGUN E LIRË PËR VITIN 2011 SIPAS QYTETEVE
Nr. Qytetet lekë/m2 sipërfaqe shfrytëzimi
1. Qarku Berat Viti 2011 Viti 2010
1 Berat 39,350 37, 281
2 Çorovodë 18,150 15, 946
3 Kuçovë 33,400 32, 672
4 Poliçan 22,230 20, 848
5 Ura Vajgurore 31,060 29, 750
2. Qarku Dibër
6 Burrel 42,389 36, 860
7 Bulqizë 41,100 36, 610
8 Peshkopi 46,472 40, 410
9 Klos 35,000 35, 000
3. Qarku Durrës
10 Durrësi 74,540 73, 968
11 Kruje 49,720 52, 230
12 Fushë-Krujë 50,180 52, 230
13 Shijak 43,615 43, 794
14 Sukth 41,000 41, 000
4. Qarku Elbasan
15 Belsh 34,300 34, 300
16 Cërrik 39,047 39, 658
17 Elbasan 49,120 48, 984
18 Gramsh 39,200 38, 666
19 Librazhd 44,025 42, 240
20 Peqin 39,824 39, 796
21 Prrenjas 41,100 38, 650
5. Qarku Fier
22 Ballsh 30,100 34, 800
23 Divjakë 44,000 46, 671
24 Fier 58,500 56, 094
25 Lushnjë 42,700 41, 202
26 Patos 30,000 31, 692
27 Roskovec 37,000 36, 772
6. Qarku Gjirokastër
28 Gjirokastër 48,835 48, 035
29 Këlcyrë 27,300 23, 250
30 Libohovë 29,400 29, 400
31 Memaliaj 21,800 934,0
32 Përmet 35,800 27,456
33 Tepelenë 27,400 20, 260
7. Qarku Korçë
34 Bilisht 36,200 35, 680
35 Ersekë 26,800 24, 959
36 Korçë 51,500 45, 500
37 Leskovik 21,220 20, 243
38 Maliq 29,747 29, 406
39 Pogradec 49,230 46, 057
8. Qarku Kukës
40 B. Curri 29,100
41 Krumë 27,800 27, 060
42 Kukës 41,000 34, 030
9. Qarku Lezhë
43 Laç 43,077 26, 350
44 Lezhe 53,150 52, 200
45 Mamurras 32,540 27, 247
46 Rrëshen 40,605 39, 193
47 Rubik 29,113 28, 000
10. Qarku Shkodër
48 Fushë-Arrëz 7,960 6, 922
49 Koplik 40,730 39, 256
50 Pukë 22,687 13, 290
51 Shkodër 55,300 51, 405
52 Vau i Dejës 26,425 36, 350
11. Qarku Tiranë
53 Kamza 51,000 49, 980
54 Kavaja 58,575 58, 327
55 Rrogozhina 38,300 37, 000
56 Vora 50,000 50,000
57 Tirana 88,200 84,750
12. Qarku Vlorë
58 Delvinë 35,800 39, 800
59 Himarë 53,500 53,400
60 Konispol 35,200 34,170
61 Orikum 57,000 48,600
62 Selenicë 25,300 25,200
63 Sarandë 52,096 49, 500
64 Vlorë 60,298 59, 101
1 Komuna Krrabë 28,180 24, 505
2 Komuna Shëngjin 49,720 52,000
3 Komuna Milot 34,786 29,481
4 Kashar 58,500 58,200
5 Dajt 57,800 57, 000
6 Farkë 70,800 70,000
NR. QYTETI Kosto mesatare (aritmetike)
Lekë / m2 Sip. Shfrytëzimi Lekë / m2 Sip. Ndërtimi
1 BERAT 36,133 29,671
2 DIBËR 36,959 30,347
3 DURRËS 36,188 29,714
4 ELBASAN 35,730 29,334
5 ERSEKË 36,645 30,094
6 FIER 36,103 29,645
7 GRAMSH 35,884 29,461
8 GJIROKASTËR 36,951 30,347
9 KORÇË 36,450 29,934
10 KRUJË 36,641 30,090
11 KAVAJË 36,188 29,714
12 KUÇOVË 36,070 29,619
13 KUKËS 37,151 30,510
14 LAÇ 36,532 29,999
15 LEZHË 36,760 30,187
16 LIBRAZHD 36,317 29,820
17 LUSHNJE 35,915 29,492
18 MAT 36,956 30,347
19 PËRRENJAS 36,248 29,763
20 PEQIN 35,834 29,420
21 PËRMET 36,838 30,252
22 POGRADEC 36,645 30,094
23 PUKË 37,289 30,628
24 RRËSHEN 36,659 30,104
25 SKRAPAR 36,276 29,789
26 SARANDË 36,904 30,306
27 SHKODËR 36,745 30,176
28 TEPELENË 36,838 30,252
29 TROPOJË 37,330 30,661
30 TIRANË 36,427 29,910
31 VLORË 36,712 30,147
KOSTO MESATARE 36,526 29,994
Tabela e çmimeve të banesave për 2011 në 32 zona të Tiranës
Zonat në Tiranë 2011 2010 ndryshimi i çmimit
1 Unaza-Materniteti i Ri 98 000 90 000 +8000
2 Uzina e Autotraktorëve 71 000 68 000 +3000
3 Zona e Bllokut, Liceu 190 000 170 000 +20000
4 Sheshi A. Rustemi-Unaza-Rruga e Elbasanit 137 000 123 000 +40000
5 Min. Jashtme-Rruga e Elbasanit-Q.Studenti 115 000 105 000 +10000
6 Mihal Grameno-Sauk-Parku kombetar 116 000 110 000 +6000
7 Zona e Parkut 89 500 74 500 +15000
8 Spitalet - Shkolla e Bashkuar 81 000 78 000 +3000
9 Kinostudio 67 000 60 000 +7000
10 Unaze-Shishtufine 75 000 70 500 +5000
11 Bregu i Lumit 61 500 61 000 +500
12 Zona e Bllokut, Pallatet Agimi 190 000 175 000 +15 000
13 V. Shanto, St.Dinamo, Garda 135 000 120.000 +15 000
14 Pishinat, rruga "Komuna e Parisit" 117 000 105.000 +12 000
15 Rr. "K.Parisit", Unaza, sh.Teknologjike 95 000 88,000 +7000
16 Unaza e re-Kombinat-‘Misto Mame’ 70 000 68.000 +2000
17 i sh-Ekspozita-Gjykata-‘Myslym Shyri’ 124 000 120.000 +40 000
18 21 Dhjetori, Zogu i zi, Rr. e ambasadave 120 000 117.500 +25000
19 i sh-Uzina Enver, Rr. e Durrësit 91 900 87.500 +4400
20 Fusha e aviacionit, Unaza e Re 64,350 61,500 +2850
21 Pazari i Ri 112 000 110,000 +2000
22 Rruga Bardhyl, Tregu ushqimor, Unaze 94 600 90,000 +4600
23 Nga Tregu tek ish-Kombinati 70 000 67.500 +2500
24 Sheshi ‘Skënderbej’, Muzeu, St. Trenit 135 000 130,000 +30 000
25 Politeknikumi, St. i Trenit, Siri Kodra 106 500 100.000 +6500
26 Don Bosko 72 000 70.000 +2000
27 Qendra, Kafe Flora, She. Skënderbej, i sh-Ekspozita 145 000 140.000 +5000
28 Rruga e Durrësit, e Kavajës, ‘Myslym Shyri’ 142 800 140.000 +2800
29 Qemal Stafa, ‘Kafe Flora’, ‘Zogu i Zi’ 110 000 105.000 +5000
30 Rruga e Durrësit, Don Bosko 88 000 86.000 +2000
31 Lapraka 71 000 69,000 +2000
32 Laprakë, Kthesës e Kamzës 62 500 64.000 -1500