E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyka, Bakaj e Sefa shprehin optimizëmJahmir Hyka: “Besoj se jemi më të favorizuar për këtë ndeshje pasi luajmë në fushën tonë”

Lojtarët e rinj e të talentuar të Shqipërisë, ata që priten edhe të aktivizohen kundër Gjeorgjisë janë optimistë për rezultat pozitiv në miqësoren me gjeorgjianët.

Jahmir Hyka: “Kundër Portugalisë bëmë një ndeshje të mirë. Meritonim më shumë, pasi pësuam gol në minutat e fundit. Ishim vendosur shumë mirë taktikisht. Dihej forca e Portugalisë. Gjeorgjia? Shpresoj të bëj më të mirën të jap maksimumin për ekipin e të bëjmë një ndeshje të mirë e të zbavitim publikun. Dihet forca e Gjeorgjisë, kanë përpara e kanë dhe një trajner të mirë si Kuperi. Besoj se jemi më të favorizuar për këtë ndeshje pasi luajmë në fushën tonë”.

Jetmir Sefa: “Ndaj Portugalisë bëmë një ndeshje të karakterit taktik dhe besoj se e meritonim barazimin. Të rinjtë për ndeshjen kundër Gjeorgjisë? Shpresoj të bëjmë një paraqitje të mirë”.

Elis Bakaj: “Gjeorgjia paraqet një mundësi të mirë për ne të rinjtë për të dhënë maksimumin para trajnerit të ri. Pas asaj ndeshje të bukur me Portugalinë, shpresoj të fitojmë me Gjeorgjinë”

Shqipëria
4-4-2
Ujkani
Dallku Curri Beqiri Vangjeli
Hyka, Bylykbashi, Sefa (Bulku), Vila
Salihi, Kapllani

E Marte, 09 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›