Nismë jo shumë shpresëdhënëse për qetësi

Nga Ejup LLUMNICA
Një ndeshje e pazhvilluar, dy barazimi, dy të therrur me thikë dhe një sulëm ndaj gjyqtarin kanë qenë karakteristikat që e kanë përcjellë javën e parë të Superligës së Kosovës në futboll. Paralajmërimet tona se pranvera vërtet do të jetë shumë e nxehtë po dalin të sakta. Shumë skuadra pretendojnë titullin e kampionit por shumë sish edhe luftojnë për ekzistencë, kjo edhe ka bërë konkurrencën shumë të fortë, gjë që është e mirëseardhur në futboll, mirëpo duhet ta kenë parasysh të gjithë e në vecanti përfaqësuesit e klubeve se rezultatet arrihen vetëm më punë e jo me rrugë të tjera. Ajo që vlen të theksohet është paraqitja e futbollistëve. Në cdo takim lojtarët kanë zhvilluar lojë në suaza të korrektësisë duke mos iu dhënë as një rast tifozëve të reagojnë, mirëpo si duket në mesin e "adhuruesve", ka të atillë që nuk iu interesojnë sukseset vetëm të bëjnë probleme. Ndeshja kryesore e javës ndërmjet Prishtinës dhe Kosovës së Vushtrrisë, krijoj më së shumti tollovi në mes të tifozëve, ndërsa lojtarët në fushë ishin më se korrekt. "Bardhekaltirit" nga kryeqytetit me sukses kaluan sfidën e parë pranverore duke shënuar fitore 2:0, dhe kështu nisën hapërimin për ta mbrojtur titullin e kampionit vjeshtor. Në takimin tjetër Flamurtari – Vëllaznimi, i cili përfundoj pa fitues (2:2), gjyqtari i ndeshjes Sadik Rrahmani në mënyrën më të mirë të mundshme drejtoj këtë ndeshje, mirëpo kjo si duket nuk i shkoj për shtati një tifozë gjakovarë i cili aspak nuk kishte arsye për ta sulmuar atë. Rezultati më befasues padyshim i kësaj jave ishte ai në Skenderaj, ndërmjet Drenicës dhe Hysit e cila përfundoj me barazim (1:0). Është kjo një nismë shumë e keqe e futbollistëve drenicas të cilët vetëm sa kanë rrezikuar edhe më shumë mbijetesën. Megjithatë deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe shumë ndeshje për tu zhvilluar andaj edhe mundësit për ti kompensuar këto pikë janë të mundshme. Kosova e Prishtinës ka befasuar Gjilanit, i cili në këtë takim kishte ardhur si favorit. Mirëpo ndryshimet e bëra në skuadër si duket kanë sjellë frytë. Trajneri, Haki Bllacaku kishte paraqitur një taktikë të mirë në lojë dhe me sukses përfundoj këtë ndeshje, edhe pse nuk arriti të shënoj fitore barazimi ishte më se i mirëseardhur. Trepca'89 dhe Besa më lehtësi kanë shënuar fitore duke mundur KEK-un e Shqiponjën dhe me hapa të sigurt nisën luftën për kurorën e më të mirit. Ferizaj nuk ka lejuar të befasohet në fushën e vetë ajo me rezultat 2:1, ka mundur skuadrën shumë të papërshtatshme Trepcën e cila pas largimit të disa futbollistëve nga stinori i kaluar, pranverën nuk e ka nisur aq mirë. Takimi i vetëm i pazhvilluar ishte ai ndërmjet Besianës dhe Lirisë, i cili për shkak të mospranimit të terrenit, llapjanët ndeshjen duhet ta zhvillojnë diku tjetër.