Hyka: Mësova shumë gjatë vitit tim të parë te Mainci
E ardhmja e tij dukej larg Maincit. Aktivizimi me
"pikatore" gjatë sezonit të parë ka bërë që
Jahmir Hyka të ishte dukshëm i zhgënjyer dhe me
valixhet në dorë. Por, dëmtimet e disa mesfushorëve
i detyruan drejtuesit e klubit të Bundesligës II ta
mbanin 21-vjeçarin. "Nuk e di çfarë planesh kanë
tani drejtuesit e klubit", tha Hyka. "Kishim vendosur
që të largohesha në formë huazimi, por disa lojtarë u
dëmtuan dhe qëndrova. Do të jap më të mirën që të
justifi koj besimin". Viti i parë te Mainc ka qenë mjaft
problematik, por kuqeziu ka vlerësuar edhe anët
pozitive: "Nuk kalova një sezon të mirë. Kisha shansin
të tregoja vlerat, por koha e pakët e aktivizimit nuk ma
lejoi këtë. Gjithsesi, gjatë asaj periudhe mësova shumë
gjëra: kur erdha në fi llim e kisha të vështirë, pasi isha
mësuar me një mënyrë tjetër loje. U zhvillova taktikisht
dhe loja ime në fazën difensive është përmirësuar"