E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koboli: Tani, koha të rimbushim arkën

Pas blerjeve të njohura si Diego, Felipe Melo e Kanavaro,
tani Juventusi (pa diskutim mbretëresha e merkatos)
ka ndërmend të mbushë arkën e boshatisur. Këtë e ka
shpjeguar presidenti bardhezi, Xhovani Koboli Xhijli, i cili nuk
e ka mohuar interesin për Kakeres, uruguaianin mbrojtës
qendre të Barcelonës. "Ka diçka më shumë se një zë
gazetaresk, pranon ai, por për momentin është një diskutim
i lidhur me Poulsen dhe faktin se më parë duhet mbushur
arka". Më pas ka nënvizuar se hipotezën e një shkëmbimi
Odo-Trezege e ka "lexuar vetëm në gazeta". Koboli nuk
preferon të komentojë deklaratat e Kielinit, sipas të cilit,
ikja e Ibrahimoviç do ta dobësonte Interin. "Unë, përgjigjet
ai, jam dakord me Blank, se Juve është përmirësuar, të
tjerat pak më interesojnë. Ndërsa shton se "tifozët shpejt
do ta kuptojnë se Kanavaro është një blerje e goditur e këtij
Juventusit të përforcuar".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›