Hyka, nje mesazh Maincit
Ekipi i lojtarit shqiptar, Jahmir Hyka fitoi dje 2-1 ndaj Frankfurtit, ne Bundesligen e dyte dhe eshte shume prane ngjitjes ne mes me te mirave te kampionatit gjerman. Hyka ka kohe qe nuk aktivizohet me Mancin, por ai ka nje kontrate dyvjecare dhe pritet te jete pjese e ekipit te tij, ne edicionin tjeter. Drejtuesit e Maincit, nisur nga mosha e re e lojtarit, jane rezervuar qe ta aktivizojne shpesh. Paraqitja e Hykes ne ndeshjet e kombetares dhe paraqitja e tij e fundit ndaj Milanit, e ben mesfushorin me nje te ardhme te sigurt ne Bundesligen e pare gjermane, ku aktualisht luajne disa lojtare te tjere shqiptare. I vetmi qe mund te largohet pas perfundimit te ketij edicioni, eshte Edmond Kapllani i Karlsruhes, ekipi i te cilit po bie ne nje kategori me poshte.