Hyka rikthehet titullar, Bogdani nga 1’ ndaj Juves
GJERMANI- Jahmir Hyka ka luajtur si titullar në ndeshjen e sotme të Mainzit kundër Bajer Leverkusen, e cila përfundoi me fitoren 4-2 të skuadrës vendase. Fantazisti i kombëtares shqiptare duket se ka bindur trajnerin Tuchel me paraqitjet e tij dhe ka merituar një vend në formacionin bazë. Hyka bëri disa veprime të mira në startin e ndeshjes, ndërsa Mainzi, megjithëse kaloi i pari në avantazh, nuk e ndali dot furinë e vendasve. Hyka u zëvendësua në startin e pjesës së dytë me Shurrel. Ndërkohë, Erjon Bogdani do të jetë titullar në takimin e sotëm të Kievos ndaj Juventusit. Dëmtimi i Serxhio Pelizier ka bërë që trajneri Di Karlo t’i besojë sulmuesit shqiptar dhe Abruskatos në sulm. Bogdani ishte titullar edhe kundër Interit 10 ditë më parë. Ndërkaq, në Angli, Cana dhe Sandërlendi janë mundur thellësisht 7-2 nga çelsi i Karlo Ançelotit. Mesfushori kuqezi bëri dy gabime në golin e parë dhe të tretë të çelsit.(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)