E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Shkodër: Banorët kërkojnë bilancin e dëmeve

SHKODëR- Edhe pse niveli i ujit në zonat e nënShkodrës ka nisur të bjerë, komuna e Velipojës mbetet ende e izoluar. Për të shkuar në Velipojë mund të kalohet vetëm me makinat e ushtrisë dhe me mjete lundruese. Banorët e kësaj zone por jo vetëm ata, ende nuk mund ta dinë saktësisht se sa është dëmi që ua kanë shkaktuar 12 ditë përmbytje. Ndërkaq në komunën e Dajcit banorët kanë shpërfillur apelin e autoriteteve për të mos u kthyer në banesa. Të kthyer aty ku kanë kaluar vite jetë dhe ku iu është dashur shumë mundim për të ngritur një shtëpi e për ta pajisur atë me cka është më e domosdoshme, përballen me një pamje që i jep ende pak shpresë se situata po përmirësohet. Ujë dhe baltë ende në banesë, orendi shtëpiake të shkatërruara, të mbjellat gjithashtu. Ata shpresojnë të dëmshpërblehen.Ndërkaq ministri Basha në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave nuk ka dhënë asnjë bilanc për dëmet, përvec shifrave të bëra publike nga dikasteri që ai drejton, mbi tokën e përmbytur, banorët e evakuuar dhe shtëpitë e përmbytura.Basha ka vlerësuar të suksesshëm operacionin e Emergjencave Civile, të cilët bënë të mundur evakuuimin si dhe transportimin e ndihmave.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›