Hyka te Tirana iken nga Panionios
Jahmir Hyka lirohet nga greket e Panionios dhe mund te jete perforcimi i radhes i skuadres se Tiranes. Sipas informacioneve prane futbollistit dje eshte rene dakord mes menaxherit dhe drejtuesve te klubit qe ai te jepej ne forme huazimi per pjesen e mbetur te sezonit. Nga ana tjeter vete Hyka ka shkuar me tej teksa ka kerkuar qe te prishe teresisht kontraten me klubin dhe te konsiderohet si nje futbollist i lire. Por kjo gje nuk eshte pranuar nga presidenti dhe trajneri i Panioniosit ndaj Hyka do te jete i detyruar te qendroje te greket deri ne fund te kontrates edhe 2 vjet e gjysme dhe mund te jepet vetem ne forme huazimi. Ne keto kushte Tirana eshte skuadra shqiptare e cila e pret krahehapur lojtarin teksa ne valle jane futur edhe dy-tri skuadra qipriote ku i avantazhuar duket se eshte APOEL-i. Dy dite me pare menaxheri i futbollistit ka takuar presidentin e klubit te Panioniosit te cilit i ka kerkuar prishjen e kontrates dhe lenien te lire te futbollistit pasi ky i fundit nuk po gjen hapesira aktivizimi. Presidenti i ka kerkuar disa ore kohe menaxherit te Hykes per tu konsultuar me trajnerin e skuadres Traqis Lemonis. Ky i fundit ka pohuar se Hyka ishte nje lojtar i vlefshem per ekipin dhe se nuk duhet shitur absolutisht por duke qene se nuk ka hapesirat e duhura he per te jepet ne forme huazimi per nje periudhe te shkurter kohore. Kujtojme se Lemonis eshte nje prej teknikeve me te njohur ne Greqi pasi ka drejtuar skuadrat me te njohura si Olimpiakos Kalithea dhe Omonia e APOEL ne Qipro. Referuar kesaj bisede presidenti i Panioniosit ka pranuar qe lojtarin ta lere te lire te gjeje nje skuader por vetem ne forme huazimi.
G.Lika dopieta e pare me bardheblute
Tirana ka fituar 5-1 ne testin e djeshem ndaj Kamzes ku ra ne sy blerja me e re Gilman Lika. Mesfushori shkodran ne ndeshjen e pare me fanellen e Tiranes ka arritur te shenoje nje dopiete duke treguar formen e mire qe gezon. Vec tij per bardheblute shenuan edhe Pejic Gentian Muca dhe Abazaj. Trajneri Nevil Dede provoi nje formacion te perzier me qellim qe te mund te shikonte ne pergjithesi funksionimin e skuadres. Keshtu ne pjesen e pare luajten futbollistet qe kane mbajtur me se shumti peshen e skuadres ne 16 javet e para te sezonit me perjashtim te Sagjen Liles dhe kapitenit Devi Muka. Ky i fundit eshte stervitur dje me ekipin por nuk eshte aktivizuar per shkak se nuk konsiderohet ende nga Dede si nje lojtar i rikuperuar totalisht. Ne pjesen e dyte trajneri i Tiranes ka perdoruar dy blerjet e reja Gilman Liken dhe Bekim Balen me qellim qe te shikonte gjendjen e tyre.