Xhafaj Nje anonim se prish dot imazhin tone
Ne fakt kreu i klubit kuqezi Shpetim Gjika ka dashur te flase ne nje moment tjeter per kete ceshtje. Ne keto kushte duke qene se Kapllanaj ka prekur edhe futbollistet vlonjate me akuzat e tij duke thene se ata jane pleq dhe nuk e fitojne dot kampionatin ka reaguar sulmuesi Daniel Xhafaj. Ne nje bisede per Panorama Sport ai e ka cilesuar deklaraten e presidentit te Bylisit si te turpshme. Sipas tij drejtues te tille klubesh jane futur rastesisht ne boten e sportit vetem e vetem per te dale neper media. Te them te verteten jam habitur shume per ate qe kam lexuar ne gazete. Nuk arrij ta kuptoj se si nje njeri si presidenti i Bylisit ka goje te flase per blerje dhe per shitje ndeshjesh duke na cilesur edhe ne si
te plakur. Doja ti rikujtoja ketij presidenti se nje skuader anonime si Bylisi nuk ka shanse qe ti prishe imazhin Flamurtarit. Nese ky zoteri kerkon te behet protagonist le te behet por jo duke shpifur mbi te tjeret- eshte shprehur i revoltuar sulmuesi Xhafaj.
Krahasimi
Me tej sulmuesi 34-vjecar i Flamurtarit deklaroi se Kapllanaj njihet si presidenti qe pret sinjalin e TV-ve ne menyre qe ndeshjet e Bylisit te mos transmetohen. Jo vetem Kapllanaj por edhe te tjere persona duhet te lajne mire gojen dhe te shikojne nje here nga vetja e tyre kur flasin per nje klub me shume histori si Flamurtari. Ku e gjeti te drejten ai te akuzoje se ne paskemi blere ndeshjen dhe jemi te plakur Per ti rifreskuar kujtesen presidentit te Bylisit mund ti them se keta pleq kane fituar me dhjetera kampionate dhe do te vazhdojne ta bejne akoma ndersa ai ngeli duke ngritur kupa ne Kategorine e Dyte. Le te vazhdoje te qendroje i qete dhe te merret me anesoret e gjithashtu me prerjen e kabllove te sinjalit te televizorit sepse i atij niveli eshte Kapllanaj- ka vazhduar me tej Daniel Xhafaj i cili nje dekade me pare ka qene pjese e skuadres ballshiote. Ne fund golashenuesi i kuqezinjve shtoi Nese ne atij i dukemi si pleq atehere le te hedhe njehere syte nga klasifikimi se ku ndodhet ai me ata futbolliste te rinj dhe ku ndodhet Flamurtari me ata lojtare te vjeter. Kjo eshte nje nga faktet dhe ketu nuk dua te tregohem mendjemadh duke iu referuar kontratave te majme qe kane ofruar ekipet e huaja per ne.
Skela gati lamtumira me Kombetaren
Ervin Skela me shume gjase nuk do te luaje me ne radhet e Kombetares shqiptare. Nuk behet fjale vetem per nje rrjedhe logjike te gjerave duke pare se lojtari prej shume kohesh eshte pa skuader por sepse ne zyrat e FSHF-se ka filluar te qarkulloje gjithnje e me shume nje teme e tille. Fantazisti vlonjat i cili pas largimit nga Koblenzi ne qershor te vitit te kaluar ende nuk ka siguruar nje ekip nuk do te jete pjese e kuqezinjve per ndeshjen miqesore me Sllovenine por ne rast se ai nuk gjen skuader deri ne fund te janarit me shume mundesi nuk do te thirret as me Bjellorusine me 26 mars.
Superiore/Java 17
Bylis-Laci 1-2
Shenues Uashington 29/ Shazivari 42 avric 53
Vllaznia-Besa 2-1
Shenues Djarmati 16 autg Shtubina 73/ F.Sefa 92
Kastrioti-Flamurtari 1-2
Shenues Xhafa 82/ D.Xhafaj 49 Lena 89
Sot
Elbasani-Dinamo 1300
Shkumbini-Teuta 1300
03.02.2011
Tirana-Skenderbeu