Hyn ne fuqi kompromisi i Brukselit per kontrollin e integruar te kufirit Kosove - Serbi

Zyrtaret e ministrise ne mengjesin e se henes kane qendruar ne pikalimin kufitar Kosove-Serbi ne Merdare per te pare nga afer zbatimin e marreveshjes dhe sipas tyre cdo gje eshte duke u zhvilluar normalisht pa ndonje problem. Kjo eshte hera e pare qe nga perfundimi i luftes qe qytetaret e Kosoves me dokumente te Kosoves lejohen te kalojne ne Serbi mirepo me disa proceduara shtese. Veturat kosovare qe kalojne ne Serbi detyrohen te paguajne nje takse sigurimesh nga 60 deri ne 100 euro per nje muaj te qendrimit eventual ne Serbi. Tabelat e veturave me inicialet KS mund te kalojne pa problem ne territorin e Serbise ndersa tabelat me inicialet RKS Republika e Kosoves duhet te pajisen ne kufij me tabela te perkohshme per te qendruar ne Serbi per faktin qe Serbia nuk pranon asnje shenje qe identifikon Republiken e Kosoves.
Marreveshja nuk mund te zbatohet ne pikekalime Jarinje dhe Bernjak
Ministri i puneve te brendshme ne qeverine e Kosoves Bajram Rexhepi tha te henen 26.12 se marreveshja me Serbine per qarkullimin e lire te njerezve vlen edhe per dy pikat kufitare ne veri te Kosoves ne Jarinje dhe Bernjak mirepo per shkak te barrikadave te vena nga serbet ne rruget kryesore ne veri kjo marreveshje tash per tash nuk mund te zbatohet ne keto dy pika kufitare. Marreveshja per qarkullimin e lire te njerezve ndermjet Kosoves dhe Serbise vlen edhe per pikat kufitare ne veri por ne kete pjese levizjet e njerezve jane te kufizuara per shkak te barrikadave ndersa kompanite e sigurimeve teknikisht e kane te pamundur te funksionojne ne dy pikat kufitare tha ministri Bajram Rexhepi per mediat lokale ne Kosove.
Bildunterschrift
Qeveria e Kosoves sipas kryenegociatores ne biseda teknike me Serbine Edita Tahiri eshte e vendosur qe te zbatoje cdo marreveshje me Serbine te arritur ne Bruksel. Deri tani jane dy marreveshje qe jane duke u zbatuar njohja e vulave doganore dhe se fundi nga data 26 dhjetor edhe qarkullimi i lire i njerezve ndersa pritet te zbatohet edhe kthimi i regjistrave civil kadastrat dhe njohja e diplomave universitare.
Edhe qeveria ne Beograd dhe qeveria e Kosoves jane shprehur per vazhdimin e dialogut per ceshtje tjera teknike dhe takimi i radhes thuhet se do te mbahet nga fundi i muajit janar ne Bruksel.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora