Krishtlindjet ne Kosove - Lavdi per Zotin dhe paqe per njerezit vullnetmire

Ratishi i Poshtem fshat rreth 8 kilometra ne juglindje te Decanit eshte i banuar nga komuniteti katolik e musliman. Ata jetojne ne nje tolerance te pashembullt nderfetare dhe festa e njerit komunitet eshte edhe feste e tjetrit. Familjet Musa dhe Bajramaj nga fshati Ratish i komunes se Decanit jane shembull i bashkejeteses ne frymen e tolerances tradicionale nderfetare.
Skem kah me majt as ntoke as nqiell vec bashke se nje Zot asht si per katolike si per muslimane e per t tane mbare. Ai i ka krahu kto fe e vllazen jemi thote Monika Musaj 78 vjecare katolike e ketij fshati e cila kujton me nostalgji atmosferen e Krishtlindjeve te dikurshme.
Dikur jemi kone vec 7-8 shtpi katolike vec tri dite nuk pushojke tri dite vec katolike e muslimane vishin e shkojshin pa pushue.Tash ma pak se jane mergu njerezit....
Tradita e tolerances nderfetare ruhet nder shekuj
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Dhe tradita vazhdon. Ndersa familja Musa dhe Bajramaj jane vetem dy nder te 40 familjet katolike te Ratishit te cilat bashkjetojne ne harmoni me te 40 familjet e tjera muslimane ne kete fshat.
I festojme festat bashke si Bajramin si Krishtlindjet si Pashket. Kta vine te ne-ne shkojme te ta. Rrime e e festojme se bashku t tane thote Zyhra Bajramaj muslimane.
Qe 42 vjet si jam martu nRatish qeshtu o kone. Me kanagjeqe me dasma me festa fetare te tane jemi bashke. Kta vine per Pashke e per Krishtlidnje na shkojme per Bajram shton Pashke Musaj katolike. Dhe populli eshte i vetdijshem se bashkejetesa me besime te ndryshme eshte rruga e vertet e cila megjithese e ndare ne shume drejtime ka nje cak te vetem Zotin e Plotfuqishem. Ndersa besimi ne mesazhin e Krishtlindjeve per ringjalljen e Krishtit ndjehet njesoj dhe ruhet me fanatizem edhe ne gojedhena popullore.
Me pas sa me pas mundesi ate dite prehen vec pula e zihet qervish se thone kur e kane varros Krishtin dikush paska pyet A thua a po ngjallet i biri i ZojesNje jobesimtar ia ka prit Kur tcohet qeky knus prej qervishitThone osht cu knusi prej gjelle i ka rreh flatrat e ka thane Krishti o kone edhe ka me koneEdhe kshtu pas tri dite asht ngjalle edhe Krishti rrefen Monika 78 vjecare.
Vellazeria ndermjet feve e bekuar nga Zoti dhe e mirepritur nga Bashkesia Nderkombtare
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Familje katolike dhe muslimane festojne Krishtlindjet
Tradicionalisht si religjion i njohur nder shekuj ne Kosove eshte krishterimi katolik. Me renien e Kosoves nen pushtues te ndryshem ne territorin e saj u shtri besimi musliman dhe ai ortodoks. Dhe edhe pse lufta e fundit ndikoi ne distancimin e dy komuniteteve te para fetare katolike e muslimane shqiptar me ata te besimit ortodoks serb toleranca fetare ndermjet tri besimeve tradicionale ka nj tradit shekullore dhe ka luajtur nje rol kyq ne paqen ndermjet popujve brenda Kosoves.
Sepse jemi dyfish vellezer edhe si shqiptar edhe si fetar monoteiste te krishtere apo muslimane thote Don Lush Gjergji nga Kisha Katolike e Kosoves. Prandaj jemi te ndare fetarisht por fatbardhsisht nuk jemi te perqare por vazhdimisht te vellazeruar. Dhe kete duhet jo vetem trasheguar por kultivuar gjithnje e me teper qe tia deshmojme vetvetes dhe botes se dime ta cmojme ta nderojme dhe ta duam njeri-tjetrin duke krijuar bashkimin ne dallime. Gjithsesi nuk ka dallime qensore sa i perket gjuhs tradites kultures historise te se kaluars sone kemi qene dhe jemi bashke ne sfidat e ndryshme q i kemi pas edhe historikisht edhe aktualisht dhe vellazeria jone gjitheshqiptare eshte edhe e bekuar dhe e begatuar prej Zotit edhe e mirepritur prej bashksis ndrkombtare thote Don Lush Gjergji sipas te cilit toleranca nderfetare e Kosov tashme e njohur eshte nje trashegimi shumeshekullore sepse ndjenja vellazerore i tejaklon jo vetem ndarjet fetare por edhe kufijte.
Toleranca fetare ne Kosove - pasuri shumeshekullore
Pikerisht per kete edhe pse aktualisht 96 per qind e popullates se Kosoves eshte muslimane kjo nuk ka ndikuar qe islami te dominoje mbi dy besimet e tjera tradicionale. Dhe kjo eshte vlera me e larte e cila karakterizon popullaten e Kosoves sidomos popullaten shqiptare mendon kryeimami i Bashkesise Islame te Kosoves Sabri efendi Bajgora.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dr. Don Lush Gjergji prift katolik ne Kosove
Pasuria me e madhe e kombit shqiptar eshte toleranca fetare e cila e ka karakterizuar pergjate shekujve. Ne asnje moment nuk eshte bere ndonje e padrejte ndaj qytetareve ndersa festat pothuajse i kane te peerbashketa. Prandaj une shfrytezoj nga rasti qe ne emer te Bashkesise Islame te gjithe besimtareve katolike tua uroj Kershendellat me shprese qe ndihma e Zotit te jete mbi popullin e Kosoves pavaresisht bindjeve dhe besimeve qe i kane.
Lavdi Hyjit ne me te lartin qiell e paqe njerzve vullnetmire mbi toke
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Motoja e Krishtlindjeve te sivjeme nga ipeshkvi i Kosoves Dode Gjergji eshte zgjedhur kenga e engjejve te cilet i lajmerojne barinjte per ngjarjen e shpelles se Betlehemit dhe lindjen e Jezusit thote Don Lush Gjergji sipas te cilit mesazhi eshte
Lavdi Hyjit ne me te lartin qiell e paqe njerzve vullnetmire mbi toke. E qe i ka tri dimensione Duhet gjithnje ta lavdojme dhe falenderojme Zotin per ate cka kemi dhe per ate cka jemi. Kete ndjenje falenderimi duhet ta kemi edhe njeri per tjetrin sepse kjo eshte kulture e jetes dhe qendrim edhe fetar edhe kombtar. Per paqe kemi nevoje te gjithe sepse paqja eshte nje nder te mirat ma trendesishme per jeten e njeriut. Nuk ka jete nuk ka qetesi pa pasur nje paqe te mirefillte. Gjithmone ta shikojme ne sy njeri-tjetrin dhe ne fytyren e tjetrit si ne pasqyre te shohim fytyren e vellait dhe te motres cfare na meson edhe vet Jezusi ta njohim ate. Dhe dimensioni i trete eshte paqja dhe dashuria nuk perjashtojne askend si edhe vet Zotin sepse Ai eshte Krijuesi dhe ne duhet te mesohemi qe ta duam ta nderojme njeri-tjetritn dhe ne kte menyre te japim kontributin tone per krijimin e paqes dhe te dashurise se mirefillte.
Ne kete fryme respekti dhe dashurie dhe me fonde te katolikeve dhe muslimaneve ne qender te Prishtines vazhdon ndertimi i katedrales kushtuar humanistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiut e cila si qender e Ipeshkvise se Kosoves do te jete e hapur jo vetem per te 120 mije kaltoliket e Kosoves gjysma prej te cileve jetojne ne diaspore por edhe per njerezit vullnetmire te te gjitha besimeve qe duan dhe falenderojne Zotin. Sepse edhe vet kenga e engjejve tingllon
Lavdi Zotit ne me te lartin qiell dhe paqe per njerezit vullnetmire ne toke.
Autor Ajete Beqiraj
Redaktoi Angjelina Verbica