E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn në fuqi ligji i ri i sigurimeve, mbulim i gjithë popullatës

28-03-2013 / Gazeta 55

Hana: Privatët në skemë pas akreditimit

Sapo ka hyre në fuqi ligji i ri i sigurimit te detyrueshëm te kujdesit shëndetësor, i cili sanksionon krijimin e Fondit te Sigurimeve Shëndetësore. “Ky Fond do te jete tashme institucioni pergjegjes per administrimin dhe menaxhimin e burimeve financiare ne perdorim te skemes se sigurimeve shendetesore”, tha drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana ne nje konference per shtyp.
Kështu, në bazë të këtij ligji kush ka nje libreze shendetesore, do te perfitoje sherbime pa pagese ne spitale dhe ne cdo rast abuziv per pagesa informale ne spitale, qytetaret do te drejtohen ne drejtorite tona rajonale ne cdo qark dhe ne degen tone ne QSUT per kete spital.
Skema e sigurimeve shendetesore, permes ligjit te ri, garanton mbulim universal te popullates. Përvec personave ekonomikisht aktivë që sigurohen, sigurimi i detyrueshëm shëndetësor mbul on gjithashtu kategoritë në nevojë, si pensionistet, invalidet, veteranet, personat që përfitojnë ndihmë ekonomike, të papunët; grate shtatzena, shtetasit e huaj azilkërkues në Republikën e Shqipërisë; fëmijët nën moshën 18 vjeç; nxënësit e studentët nën moshën 25 vjeç, si dhe kategori personash që përcaktohen me ligje të veçanta. Për të gjitha këto kategori si dhe per ato kategori qe do te percaktohen me ligje te vecante, paguan shteti.
Si do të mbulohen shtresat në nevojë
Shtresat ne nevoje per te cilat kontributet paguhen nga shteti, pajiset me Libreze shendeti nepermjet dokumentave baze si me poshte:
Pensionistet me libreze e pensionit
Veteranet librezen perkates
Femijet, certifikate familjare
Nxenes student, ceertifikate, vertetim te vazhdimit te shkollimit
Te papunet,punekerkues, kartonin nga zyra e punesimti
Ndihme ekonomike,vertetim nga njesite e pushtetit vendor
Invalidet, librezen perkatese
Te semure me CA TBC, pergjigjen e konsultes se specializuar qe verteton diagnozen.
              • Nenat me leje lindje – Vertetim i konsultorit nena dhe femija.
              • Te paaftet mendore e fizike – Vertetimin e KMCAP.
Keto jane kategorite per te cilat paguan shtetit kontribute

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›