E Diel, 1 Nëntor 2026

Banoret lirojne pas 15 vjetesh banesen e blere me hipoteke

Përmbaruesi privat Baftjar Neli nxori sot nga banesa familjen me 5 pjesëtarë që banon në të prej 15 vitesh. 

Përmbaruesi shpjegon se banesa i duhet kthyer ish pronarit, dhe këtë se pengon dot as shitblerja dhe hipotekimi që patur në vitin 1995.

Sipas tij në vitin 1997, akti i shitjes është rrëzuar nga gjykata dhe në shkurt të këtij viti është kërkuar kthimi në gjendjen e mëparshme pronarit.

Vendimi ka irrituar banorët të cilët shprehen se kanë bërë një blerje sipas ligjeve të shtetit, por që shteti nuk po përdor të njëjtin standard me ta.

Përmbaruesi ka kopsitur letrat dhe ka angazhuar shërbimet e Komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës, në mbështetje të vendimit të tij për lirimin e banesës. 

Pavarësisht rezistencës, në fund banorët janë detyruar të lënë ambientet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›