E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyn në fuqi strategjia e pronave

Në sajë të afateve që janë parashikuar në këtë dokument, thuhet që brenda 2013 përfundon procesi i legalizimeve, si dhe verifikimi i titujve të pronësisë. Po këtë vit do të hyjë në fuqi dhe harta e re e çmimeve zyrtare për kthimin dhe kompensimin e pronave.

Në 2014 pritet të përfundojë kompensimi i pronave dhe të përfundojë 100 për qind njohja e pronësisë së subjekteve të shpronësuara.  Tre vite më vonë, në 2017 synohet të lirohen në mënyrë përfundimtare të gjitha banesat e ish- pronarëve.

Ndërsa faza e fundit, synohet që në 2020, të ketë forcim të sistemit të të drejtave të pronësisë dhe mbrojtjes së tyre deri në fazën e ekzekutimit, sipas standardeve me Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë. Gjithashtu synohet, modernizimi dhe përmirësimi i informacionit, nëpërmjet dixhitalizimit 100 për qind të sistemeve që kanë informacion për pasuritë e paluajtshme. /Start/

                                                                                             2012-08-10 10:46
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›