OKB: Vazhdon të rritet numri i refugjatëve sirianë

OKB-ja ka përhapur alarmin për largimet masive të sirianëve nga kufinjtë e shtetit të tyre në drejtim të vendeve fqinje.
“Që prej fillimit të përleshjeve e deri më tani, janë regjistruar pothuajse 150 mijë refugjatë nga Siria”, konfirmoi OKB-ja.
Mbi 50 mijë refugjatë kanë emigruar në Turqi, e cila vetëm javën e kaluar ka pritur më shumë se 6 mijë sirianë.
Po ashtu edhe në Jordani janë regjistruar 45 869 refugjatë sirianë, në Liban 36 841, në Irak 13 587, ndërkaq në Irak janë kthyer prej 18 korrikut 23 228 irakianë.
“Dimë që në disa shtete ka shumë refugjatë të cilët ende nuk janë regjistruar”, theksoi Adrian Eduards, zëdhënës i UNHCR-së.
Një pjesë e refugjatëve sirianë janë nisur për në Algjeri, Egjipt dhe Marok si dhe në rajonin grek të Evros që kufizohet me Turqinë, por numri i tyre është i vogël në krahasim me refugjatët sirianë në shtetet fqinje me Sirinë./Start/
2012-08-10 18:49