Vlorë, dy të rinj plagosen në një disko

Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e disko “MJU MJU” , ku dy shtetas janë plagosur me mjete prerëse.
Menjëherë në vend kanë shkuar shërbimet e patrullës së përgjithshme të policisë, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë duke neutralizuar personat dhe kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe shoqërimin për në Komisariat të shtetasve Adiseldo Rrapaj, 25-vjeç, dhe Albes Lazaj, 22-vjeç, banues në Vlorë.
Nga hetimet e kryera në lidhje me këtë rast ka rezultuar se shtetasit e mësipërm për motive të dobëta kanë qëlluar me mjete prerëse (grykë shishe të thyer) duke plagosur në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokës shtetasit me iniciale A. I., dhe R. A., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë nën kujdesin e mjekëve.
Nga Strukturat Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Adiseld Rrapaj dhe Albes Nazaj për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim. /Start/
2012-08-10 11:58