E Diel, 1 Nëntor 2026

Noka mbledh vendorët për regjistrimin e njësive bujqësore

Kuadri ligjor për këtë qëllim është hartuar me asistencën e Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, u organizua një aktivitet, ku merrte pjesë edhe ministri i Brendshëm, Flamur Noka, i cili theksoi se ligji synon të sigurojë informacion të përgjithshëm dhe të hollësishëm për njësitë ekonomike si dhe të ofrojë të dhëna të besueshme statistikore, të nevojshme për planifikimin dhe vënien në zbatim të politikave të përgjithshme të zhvillimit ekonomik. “Konsolidimi i shtetit shtetit ligjor, forcimi i institucioneve publike, kanë qenë dhe mbeten prioritete parësore të Qeverisë shqiptare, duke treguar se, është e vendosur që reformat t’ i kryeje në bashkëpunim të ngushtë me të zgjedhurit vendorë dhe ata në nivel qarku. Edhe procesi i Rregjistrimit, që kryhet  me 1 tetor, kërkon nga të gjithë ju të zgjedhurit vendorë angazhim maksimal dhe marrjen të gjitha masave që do të garantojnë përmbushjen me sukses të detyrës”, tha Noka.

Sipas tij, gjatë këtij procesi do të punësohen në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë rreth 3500 Anketues, 750 Kontrollorë dhe 69 Mbikqyrës. Në zbatim  të VKM-ve  perkatese jo më vonë se data 12 gusht duhet të ngrihet dhe të fillojë nga puna Komisioni i Rregjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore në nivel qarku, i cili drejtohet nga Kryetari i Këshillit të Qarkut. Ndërkohë që jo më vonë se data 22 gusht, duhet të ngrihen dhe të fillojnë nga puna Komisionet  Rregjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore në bashki e komuna, të cilët do të drejtohen ekskluzivisht nga Kryetaret e njësive vendore përkatëse. /Start/

                                                                                             2012-08-10 15:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›