Arrestohet siriani për 24 vjedhje

Operacioni i koduar “Mad”, u mbyll me arrestimin e L.Dojka, 17-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, person i shpallur ne kërkim më datë 26.06.2012, për veprën penale te vjedhjes ne bashkëpunim, si dhe M. Alcharkat, 16 vjeç, lindur në qytetin Haleppo të Sirisë dhe banues në Tirane, me shtetësi e kombësi siriane.
Ndërkohë, po ndiqet në gjendje të lirë shtetasi A.H, 15-vjeç. Arrestimi dhe procedimi penal ndaj tyre filloi sepse këto shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen se janë autorë të një sërë vjedhjesh banesash në kohë e vende të ndryshme në Tiranë. Ata akuzohen për të paktën 24 vjedhje, si vjedhje banesash, portofolë me para, kompjutera kryesisht laptop, biçikleta, telefona, etj.
“U bëjmë thirrje qytetarëve të dëmtuar nga këto vjedhje, të paraqiten pranë Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, për të depozituar kallëzimet e tyre si dhe rikthimin e sendeve të tyre të vjedhura”, thekson policia. Materialet hetimore në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
2012-08-10 11:59