E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn per te grabitur deletpronari vret 17 vjecarin

LUSHNJE- Nje 17 vjecar ka tentuar te vjedhe ne stanin e nje fshatari ne Kolonje te Lushnjes por ngjarja ka mare permasat e nje tragjedie pasi ne vjedhje e siper 17 vjecari ka mbetur i vdekur nga nje plumb cifteje. Francesko Dervishi eshte pikasur nga pronari i stanit Ibrahim Gjolena i cili me armen e gjahut qe e mbante ne shtepi ka qelluar ne drejtim te grabitesit duke e lene te vdekur ne vend. Ngjarja e rende eshte rregjistruar dje ne mbremje rreth ores 2200 ku duke perfituar nga erresisa dhe renia ne gjume e pronarit te stanit Ibrahim Gjolena 17 vjecari ka hyre per tia grabitur delet. Mirepo me sa duket jo te gjitha planet kane shkuar sic i kishte planifikuar 17 vjecari pasi gjate tentatives per te vjedhur ai ka bere zhurme cka ka sjelle dhe reagimin e menjehershem te 65 vjecarit Gjolena. Ky i fundit gjate nates mbante me vete armen e zjarit te tipit cifte me te cilen ka hapur zjar menjehere sapo ka konstatuar se dikush kishte hyre ne stanin e tij per te vjedhur. Sacmat e ciftes e kane kapur te riun 17 vjecar ne pjesen e kurrizit duke i shkaktuar atij vdekjen e menjehershme.

POLICIA
Lidhur me kete ngjarje te rende eshte njoftuar policia e Lushnjes efektivet e se ciles kane shkuar ne vendin e krimit per te hetuar rreth motiveve dhe shkaqeve te ktij krimi te rende. Nga te dhenat e para rezulton se viktima eshte banor i fshatit Kolonje dhe se 17 vjecari kishte hyre per te grabitur delet ne stanin e Ibrahim Gjolenes. Hetimet e policise jane drejtuar per te zbardhur bashkepuntoret e 17 vjecarit Francesko Dervishi pasi dyshohet se dikush tjeter do e ndihmonte ate ne transportimin e deleve nga stani tek vendi ku ato do te strehoeshin pasi te ishin grabitur. 65 vjecari Gjolena qe dyshohet se eshte autor i ketij krimi eshte shoqeruar ne ambjentet e komisariatit ku gjate deklarimeve te dhena para efektivave te policise ka pranuar autoresine e krimit duke treguar dhe gjithe mekanizmin se si ka ndodhur ngjarja e rende. Ne vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar armen e zjarit cifte si dhe nje gezhoje.

PYETEN FAMILJARET
Per te bere dokumentimin ligjor te kesaj ceshtje policia ka shoqeruar dhe disa pesrona te tjere te cilet pas dhenies se deklarimeve mesohet se jane lene serisht te lire. Mes te shoqeruarve kane qene dhe familjaret e te afermit e viktimes te cilet jane mare ne pyetje nga efektivet e komisariatit te Lushnjes. sssNderkaq trupi i pajete i 17 vjecarit Francesko Dervishi eshte transportuar ne spitalin rajonal te qytetit te Lushnjes per tiu neshtruar ekspertizes ligjore. Pritet qe diten e soteme ai te terhiqet nga familjaret per ti bere ceremonine mortore. Ndersa ndaj 65 vjecarit Ibrahim Gjolena u mor masa e arrestit pasi ai akuzohet per vepren penale te vrasjes.
shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›