E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn për të grabitur, vritet shqiptari 27 vjeç

ITALI- Vritet me armë zjarri një shqiptar që hyri për të grabitur në një vilë në Recante të Italisë. Sipas mediave italiane, i vrarë ka mbetur 27 vjeçari Marsel Myftari, ndërkohë që kanë shpëtuar duke u arratisur bashkëpunëtorët e tij. Ka qenë pronari i shtëpisë, Stefano Terrucidoro, një konsulent financiar, 60 vjec, që sipas rrëfimit të tij në polici ka dëgjuar zhurmë, pasi ka qenë zgjuar, por nuk ka reaguar menjëherë.

Kur zhurma u bë e madhe dhe po kuptohej qartë grabitja dhe shkatërrimi, deri edhe i makinës që gjendej parkuar në vilë, ka rrëmbyer armën që mbante në banesë.

Ka ulëritur disa herë që të largoheshin e më pas ka qëlluar me armë. Myftari ka marrë një goditje në ballë dhe ka rënë përtokë, të tjerët janë larguar. I plagosuri nuk ka kaluar shumë dhe ka humbur jetën, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për kapjen e bashkëpunëtorëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›