E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga më e paguara e pa banesë , Thaçi i 13-ti

PRISHTINË- Kryeministri Hashim Thaçi, ndonëse e ka shtëpinë më të madhe nga të gjithë zyrtarët publikë të Kosovës, me rreth 1 mijë metra katrorë, nuk gjendet as në toplistën e 10 më të paguarve që punojnë në institucionet shtetërore.

Thaçi  bazuar në listën e pagave të zyrtarëve të lartë të institucioneve kyçe në Kosovë, të cilën thotë ta ketë Zëri, është renditur i trembëdhjeti. Derisa ajo që ka pagën më të madhe në vend, presidentja Atifete Jahjaga, vazhdon që të jetojë me qira.

Sipas kësaj liste, Thaçi ka pagën 1 mijë e 443 euro në muaj. Këtë pagë kryeministri e merr qe disa vjet, ndërkohë që ai ka nisur të ndërtojë një shtëpi gjigante në periferi të Prishtinës. Për këtë ndërtim, kryeministri në deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë Antikorrupsion, ka thënë se ka marrë kredi.

Në anën tjetër, njeriu që merr pagën më të lartë në institucionet shtetërore, e që vazhdon të jetojë me qira është e para vendit, Atifete Jahjaga. Kjo ka dyfishin e pagës së kryeministrit.

Me koeficientin e pagës 15.44, e para e shtetit merr pagën më të lartë nga buxheti i Kosovës, shumën 2 mijë e 837 euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›