E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Dialogu për lëvizje të lirë, do vazhdojë

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri dhe një herë vë në dukje se dialogu për lëvizje të lirë do të vazhdojë.

Kryesuesja e ekipit kosovar të bisedimeve ka vlerësuar pozitivisht fillimin e zbatimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë.

Për të, procesi ndahet në dy faza. E para është faza e mundësimit të lëvizjes së lirë, që tashmë ka ndodhur dhe të lehtësimit të lëvizjes së lirë, që sipas saj do të ndodhë me vazhdimin e dialogut dhe konsultave të grupeve punuese.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›