Akciza nën administrimin e doganave

Që prej datës 1 korrik akciza do të kalojë nga Drejtoria e Tatimeve nën administrimin e Drejtorisë së Doganave. Projektligji është diskutuar në komisionin e ekonomisë dhe të financave ku ka kaluar në parim vetëm me votat e mazhorancës.
Sipas zv.ministrit të Financave kjo do ta bëj më të kontrollueshme akcizën pasi mbledhja e saj prej tatimeve është në nivele të pakënaqshme. Në komision u shkëmbyen edhe një sërë replikash.
Opozita e kundërshtoi ndryshimin e mënyrës së administrimit të kësaj takse. Sipas Ilir Bejtjas administarata doganore nuk mbulon të gjithë territorin e vendin dhe kjo vështirëson punën.
Projektligji do të vazhdojë të diskutohet në komision nen për nen në seancën e ardhshme.