E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyri në fuqi ligji për shtetësinë e dyfishtë, Kosova nuk është në listë

Sot në Shqipëri ka hyrë në fuqi Ligji për shtetësinë e dyfishtë, me të cilin akt shqiptarëve të rajonit u mundësohet të marrin nënshtetësinë e shtetit të tyre amë.

Nga kjo listë është larguar shteti i Kosovës, respektivisht qytetarët e shtetit më të ri shqiptar në Ballkan nuk kanë të drejtë të marrin nënshtetësi të Shqipërisë.

Mediat kosovare kanë protestuar ndaj këtij vendimi të cilët akuzojnë ish kryeministrin Sali Berisha “për diskriminim të qytetarëve të Kosovës”, shkruan albtime.

Por, njëra prej arsyeve të heqjes së “kosovarëve” nga kjo listë ishte presioni ndërkombëtarë që njëherit ishte edhe kushti kryesorë për liberalizimin e vizave për në BE, që e mori Shqipëria.

Mediat serbe me hyrjen në fuqi të këtij ligji kanë cituar se ka filluar “shqiptarizimi i regjionit”./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›