E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i Prishtinës vizitoi disa impiante ndërtimi

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa sot ka vizituar disa nga vend punimet ku po ndërtohen rrugë dhe terrene rekreative. Ai fillimisht vizitoi rreth rrotullimin që po ndërtohet në dalje të qytetit drejtim për në Veternik, pastaj në rrugën “B”, pastaj disa rrugë në lagjen “Dodona”, si dhe terrenet rekreative në parkun “Taukbahçe”. Aktualisht në këtë park është duke u rregulluar shtegu i atletikës, dy fusha të tenisit, ndërtimi i lagunës, thuhet në një komunikatë të Komunës.

Sipas kësaj komunikate, punimet po kryhen sipas planit, ndërkaq sa i përket rreth rrotullimit, thuhet se pritet që brenda 20 ditësh të lëshohet për qarkullim njëri shirit me drejtim Mitrovicë - Prizren. Sa i përket rrugës ‘B’, aty ka mbetur të shtrohet asfalti në gjatësi prej 70 metrash, ndërsa që po punohet në rregullimin e trotuareve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›