E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupi i pajete ne Fushe Gjorm zbulohet identiteti

Zbardhen detaje të reja nga policia e Laçit në lidhje  gjetjen e trupit të pajetë në Fushë Gjorm. Nga kontrolli që i është bërë trupit të 24 vjeçarit është konstatuar se ka një plumb në kokë dhe dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri. Viktima Marsel Paja nga fshati Gjorm u gjet mëngjesin e sotëm nga kalimtarët e rastit në afërsi të Kurbinit . Ende nuk dihet autori që mund të ketë vrarë 24 vjeçarin ndërsa policia vazhdon hetimet për të zbardhur shkaqet e vrasjes. Pak orë me herët një 42 vjeçar është gjetur i vdekur në Burrel . Nga policia lokale bëhet e ditur se Avdi Dulli rezultonte i humbur prej ditës së djeshme dhe është gjetur nga familjarët e tij në lumin Mat, pranë urës së Balit në Burrel. Policia dyshon se shkak i mbytjes së 42 vjeçarit të ketë qenë depresioni. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›