Hyrje-daljet e pikturave ne galerine e Korces

Pas gjetjes së 6 pikturave , policia e Korçës ka përqëndruar hetimet në zbardhjen e praktikës së ndjekur nga institucioni për hyrjet edhe daljet e veprave të artit nga fondi i galerisë dhe verifikimin ,nëse këto veprime janë dokumentuara ose jo. Ish-përgjegjësi i Galerisë së Arteve, Sotiraq Xega ka akuzuar kreun e bashkisë së Korçës dhe drejtuesit e galerisë, për keqmenaxhim të këtij institucioni ,duke theksuar se kompetencat e tij gjatë kohës që ai ishte përgjegjës i galerisë kanë qenë të papërfillshme. Ai ka mohuar që veprat e Mios apo vepra të autorëve të tjerë të njohur të jenë nxjerrë nga galeria për qëllime restaurimi, pasi sipas tij ,kjo praktikë ndiqej vetëm me autorët që janë gjallë dhe jo me veprat e atyre që nuk jetojnë më.
Xega thotë se këto vepra janë nxjerrë nga galeria me miratimin e tij , por edhe me dijeninë e drejtorit të galerisë dhe pa asnjë dokumentacion që të vërtetojë hyrjen apo daljen e veprave nga ky institucion. Edhe 6 veprat e piktorit Sotiraq Kuqali,të cilat ai I dorëzoi disa ditë më parë, i janë dhënë këtij të fundit për ti restauruar,
Ngjarja për zhdukjen e 61 pikturave nga galeria “Guri i Madh” në qytetin e Korëës, midis tyre 27 të piktorit të shquar Vangjush Mio, ende ka mbetur në kuadrin e deklaratave, pasi për këtë ende nuk ka një përgjegjës.
Gjatë fundjavës ,drejtoria e galerisë së arteve ka njoftuar gjetjen e 6 nga 61 pikturat e deklaruara si të zhdukura , të cilat, i përkisnin piktorit Sotiraq Kuqali, të cilat ,siç ka pohuar piktori i ka marrë për t’i restauruar dhe i ka dorëzuar disa ditë më parë në galeri.