Kore e Veriut/ Lirohet nga detyra shefi i ushtrisë
Kore e Veriut- Shefi ushtarak i Koresë së Veriut Ri Yong-ho është liruar nga të gjitha postet zyrtare, sipas medias shtetërore.
Teksa ishte kreu i ushtrisë ai ishte zëvendëskryetar i Komisionit Qendror Ushtarak dhe mbante poste të larta në Partinë e Punës që është në pushtet.
Në një deklaratë të shkurtër partia tha se zoti Ri u largua nga postet e tij për shkak të sëmundjes. Ndërkohë analistët thonë se ka skepticizëm mbi këtë shjegim që dha Koreja. Vendimi për ta ‘lehtësuar’ zotin Ri nga detyra e tij erdhi në një mbledhje të byrosë politike të Partisë Punëtore gjatë së djelës, dhe raporti i shkurtër nuk përmendi asnjë pasues që do të zërë vendi e tij.
Në Seul një zëdhënës për ministrinë e Bashkimit i tha gazetarëve se ky veprim ishte i pazakontë. ‘Është mjaft e rrallë që Veriu menjëherë shpalli publikisht e rezultatin e mbajtur dje. Ne do ta monitorojmë nga afër’- tha Kim Hyung-suk.
Lajmi i ka zënë të gjithë në befasi. Ai shihej se kishte një rol kyç në tranzicionin e fundit të pushtetit në Korenë e Veriut nga Kim Jong-Il tek i biri Kim Jong-un. Analistët thonë se deklaratat në agjencinë shtetërore të lajmeve në Kore ishte i shkurtër dhe i rrallë duke mos dhënë asnjë hollësi mbi gjendjen e tij ose ndonjë shenjë e pasardhësit të tij në pushtet.
Por skeptikët thonë se spastrimi i tij u bë në mënyrë që të çimentohet Kim Jong-un në ushtri ose një sinjal për përçarje në ekipet e figurve të larta që kanë rrethuar trashigimtarin e ri gjatë muajve në pushtet. Ndëkohë bisedimet ndërkombëtare që kanë për qëllim dhënien fund të ambicive bërthamore të Koresë së Veriut kanë ngecur që nga viti 2009.
Dorina Bilbili/IDEA/