E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaka te Milani me 50 për qind ulje page?

Mesfushori i Real Madridit, Kaka, duhet të pranojë një ulje page prej 50 për qind për t`u kthyer te Milani.

Adriano Galliani konfirmoi se ai planifikon të sjellë Kakan në San Siro para miqësores ndaj Real Madridit të planifikuar më 8 gusht.

Galliani e dëshiron Kakan në formë huazimi 12 muajsh dhe dëshiron që braziliani të pranojë pagë prej 5 milionë euro, ndërsa te Reali merr 10 milionë në vit.

Pavarësisht kërkesave dramatike, personat e afërt me tavolinën e negociatave besojnë se të tre palët dëshirojnë që kjo marrëveshje të mbyllet para afatit kalimtar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›