Hysa: Opinioni i GJND përjashton mundësinë e ndarjes së Kosovës
Pas publikimit të opinionit të GJND, sfida e Prishtinës mbetet tani integrimi i pjesës së veriut të banuar nga serbët me pjesën tjetër të vendit. Për të diskutuar për këtë çështje, gjate emisionit televiziv DITARI, ne biseduam drejtpërdrejt nga Prishtina me zotin Ylber Hysa, bashkërendues i qeverisë së Kosovës për integrimin e veriut.