E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohet nga detyra, Drejtorii Parkut të Butrintit

TIRANË- Pezullohet nga detyra Drejtori i Parkut të Butrintit, Ylli Cerova. Lajmi konfirmohent nga vete ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri.

I kontaktuar me telefon nga News 24 ministri Ferdinand Xhaferri theksoi se ka urdhëruar pezullimin nga detyra të drejtorit Cerova për shkak të mungesës së pastërtisë në Parkun e Butrint. Ministri shtoi se ka komanduar z. klodian pajuni ne detyren e drejtorit te parkut butrinti.

Nuk dihet nëse pezullimi i është komunikuar Cerovës, apo jo por ai ka deklaruar për News 24 se nuk është në dijeni për pezullimin dhe se nuk i ka ardhur asnjë urdhër pezullimi. Ministria e Kulturës bën me dije se drejtori i ri i Parkut të Butrintit është emëruar Klodian Pajuni.

Pezullimi i drejtorit Cerova vjen dhe pas skandalit të denoncuar nga Gazeta Shqiptare dhe News 24 mbi mosrespektimin e plotë të rregullave të mirëmbajtjes në brendësi të Parkut Kombëtar gjatë një shfaqjeje të një trupe rumune. Në fotot skandal të publikuara pak ditë më parë dukeshin objekte të ndaluara në brendësi të parkut ndërsa trupa rumune nuk repektonte asnjë rregull në lidhje me mirëmbajtjen e vlerave arkeologjike të parkut.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›