E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysa vlerëson strategjinë e Kosovës për veriun



Bashkërenduesi i qeverisë së Kosovës për zbatimin e strategjisë për integrimin e veriut të Kosovës, Ylber Hysa, tha se me këtë hap pala kosovare po tregon gatishmëri për të qenë partner dhe pjesëmarrës në çështjen e veriut.

Zoti Hysa, që u emërua të mërkurën bashkërendues i qeverisë për veriun, tha se do ta bazojë punën e tij mbi parimin e integrimit të veriut të Kosovës dhe realizimit të këtij qëllimi me mjete politike.

Sipas tij, Beogradi zyrtar do ta vështirësojë punën në veri meqë ai do që të faktorizohet për të krijuar përfitime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›