Hysemi përfaqëson Kosovën në KS
Prishtinë - Kosova do të përfaqësohet në Këshillin e Sigurimit nga ministri i Jashtëm Skënder Hyseni. Gjatë mbledhjes së të mërkurës, do të shqyrtohet raporti tremujorë i sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka bër të ditur se Hyseni nesër do të udhëtojë për në Nju Jork dhe se do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të sigurimit të OKB-së.
Gjithashtu, kjo ministri deklaron se Hyseni në fjalën e tij do t’i paraqesë qëndrimet lidhur me raportin dhe përparimin i cili është arritur në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë dhe posaçërisht në tre muajt e fundit. Në këtë mbledhje të këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të marrë pjesë edhe ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiç.