Merkel pritet të takojë Obamën në fund të muajit
Berlin - Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të takohet në Uashington me presidentin amerikan Barak Obama në fund të këtij muaji. Temat kryesore e këtij takimi do të jenë paqja në Lindjen e Mesme, zgjedhjet presidenciale në Iran dhe samiti i ardhshëm i G8-ës.
Kjo do të jetë vizita e parë e Merkelit që nga koha kur Obama mori detyrën në janar. Ajo kishte shpresuar të vizitonte Uashingtonin përpara takimit të G20-s në Londër, në fillim të prillit, por udhëtimi nuk u krye, për çështje agjende.
Zëdhënësi i Merkelit, Ulrich Wilhelm tha se ajo do të vizitojë Uashingtonin më 25 dhe 26 qershor, dhe se bisedimet do të përqendrohen në takimin e korrikut të Grupit të Tetëshes në qytetin italian të L'Aquilas, tek paqja në Lindjen e Mesme dhe në zgjedhjet në Iran.
Obama shkoi në Gjermani në fillim të këtij muaji pas fjalimit në Kajro me anë të të cilit ai i ofroi myslimanëve një "fillim të ri". Ai zhvilloi bisedime me Merkelin në Drezden dhe vizitoi vendin e kampit të përqendrimit të epokës naziste në Buchenwald.