E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia regjistron rastin e parë me gripin e derrave

Zagreb - Virusi vdekjeprurës i gripit të derrave mbërrin edhe në Kroaci. Autoritetet e këtij vendi bëjnë të ditur se i prekuri nga virusi H1N1 ishte kthyer javën e kaluar nga një udhëtim jashtë shtetit. "Personi shfaqi simptoma të lehta gripi dhe analizat, rezultatet e të cilave u bënë të ditura sot, konfirmuan se ai ishte i infektuar me virusin H1N1", deklaroi ministri i Shëndetësisë, Darko Milinoviç.

Ministri nuk dha hollësi të tjera për pacientin, por shtoi se asnjë anëtar i familjes së tij nuk kishte shfaqur simptoma të gripit.

"Koha për mbajtjen në inkubacion përfundoi dje. Megjithatë nuk ka pasur asnjë transmetim të këtij virusi dhe dua të theksoj se pacienti nuk ka marrë mjekim të veçantë, por vetëm çaj, limon dhe ka bërë banjo të vazhdueshme", theksoi ministri kroat i Shëndetësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›