E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, mbahet takimi i 8 Grupit Drejtues Ndërkombëtar

Prishtinë - Dje pasdite në Prishtinë me dyer të mbyllura është mbajtur Takimi i tetë i Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, nga i cili është lëshuar vetëm një komunikatë me këtë përmbajtje. 1. Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) ua uron qytetarëve të Kosovës përvjetorin e parë të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së tyre. Në vitin e kaluar populli i Kosovës ka bërë progres domethënës në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik mbi parimet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, në përputhshmëri me perspektivën tij evropiane. ISG ja mirëpret vazhdimin e njohjeve të Kosovës nga disa shtete si dhe pranimin e saj në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore.

2. Deklarata e Pavarësisë e datës 17 shkurt 2008 dhe Propozimi Gjithëpërfshirës për Statusin (PGJS) shërbejnë si bazë e Kushtetutës. ISG ja çmon përkushtimin e Republikës së Kosovës për të zbatuar të gjitha dispozitat e PGJS së, ashtu siç përfshihen në Kushtetutë. PGJS ja është rezultat i përpjekjeve të palodhshme për ndërmjetësim nga Presidenti Ahtisaari dhe ekipi i tij. ISG ja ndihet e nderuar që sot në mesin e saj ka Presidentin Ahtisaari dhe Ambasadorët Rohan dhe Uizner. Ajo falënderon Shkëlqesinë e Tij Presidentin Sejdiu dhe Shkëlqesinë e Tij Kryeministrin Thaçi për fjalimet e tyre në ISG.

3. Integrimi i komunitetit serb të Kosovës si pjesë e një shoqërie shumetnike në Kosovë mbetet objektiv kyç. Kjo mund të arrihet përmes pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme komunale dhe angazhimit në nismën e Qeverisë për decentralizimin i cili do t?i sjellë përfitime të rëndësishme komunitetit serb të Kosovës, si dhe komuniteteve të tjera jo shumicë.

Reformimi i vetëqeverisjes lokale është i një rëndësie të madhe për forcimin e mëtejmë të qeverisjes komunale për të mirën e çdo qytetari si dhe për të promovuar përfshirjen e të gjithëve në strukturat demokratike të Kosovës. ISG ja nxit Qeverinë dhe të gjithë ata që janë në pozita me përgjegjësi që të vazhdojnë t?ia shtrijnë dorën në mënyrë të qartë dhe të vendosur secilit komunitet në Kosovë për t?i adresuar nevojat e tyre dhe për të gjetur zgjidhje praktike dhe pragmatike të problemeve të përditshme.

4. ISG ja nënvizon rëndësinë e integrimit rajonal të Kosovës si parakusht për zhvillim ekonomik.

5. ISG ja lavdëron Kosovën për punën e saj në vënien e themeleve të një procesi të suksesshëm të zgjedhjeve duke ndërmarrë hapa për forcimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, ajo e përgëzon Kosovën për progresin e arritur në themelimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mirëpret ngrohtësisht zgjedhjen e Ombudspersonit të Kosovës të bërë kohëve të fundit.

6. ISG ja shpreh mbështetjen për Qeverinë në përpjekjet e saj për avancimin e sundimit të ligjit. Në veçanti, inkurajon përpjekjet e mëtejme që synojnë vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në bashkëpunim të ngushtë me Misionin e BE së për Sundim të Ligjit EULEX.

7. Liria e shprehjes dhe mediat e pavarura që veprojnë në kuadër të ligjit janë elemente absolutisht thelbësore në një demokraci. Si rrjedhojë, ISG ja e nxit Qeverinë e Kosovës, Komisionin e Pavarur për Media, si dhe akterët e tjerë relevantë të bëjnë gjithçka që është e mundur për të promovuar dhe fuqizuar lirinë e shprehjes në Kosovë.

8. ISG ja rithekson mbështetjen e saj të plotë për përpjekjet e ndërmarra nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) Z. Pieter Feith dhe nga Zyra Civile Ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›