E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkohet sekuestrimi i 163 pronave

TIRAN- Shtohen me ritme te larta kredite e keqija ne vend. Perpos te dhenave zyrtare te Bankes se Shqiperise e cila konfirmon se 13.5 per qind e kredive te dhena te pakten deri ne fund te tremujorit te trete te vitit 2010 jane dyert e gjykatave ato te cilave bankat dhe kredimarresit iu drejtohen per te gjetur zgjidhje ne raste te tilla.


Madje treguesit qe raportohen nga gjykatat pasqyrojne shtim te rasteve ku bankat e nivelit te dyte apo dhe financues te tjere jobanka kerkojne sekuestrimin e pasurive per ata te cilet jane kategorizuar si kreditore problematike.


Mesohet se vetem brenda periudhes 24 janar-08 shkurt bankat e nivelit te dyte ne vend kane kerkuar nga gjykata e Tiranes sekuestrimin e 163 pronave te lena peng nga kredimarresit te cilet nuk kane me mundesi per te shlyer kestet.


Perjashto ditet e shtuna dhe te diela gjate te cilave gjykatat nuk punojne te gjitha kerkesat nga bankat per leshimin e urdhrave te ekzekutimit mbi kolateralin e lene peng jane regjistruar brenda 12 diteve.


Kjo eshte nje shifer ne rritje krahasuar me fundin e vitit 2010 ku pergjate muajit dhjetor eshte kerkuar leshimi i urdhrit te ekzekutimit per rreth 240 prona. Leshimi i urdhrit te ekzekutimit nga gjykata parashikon lejimin e permbarimit qe te kryeje sekuestrimin e prones dhe ta kaloje ate ne emer te bankes paditese.


Marreveshja paraprake e lidhur ndermjet bankes dhe kredimarresit parashikon te drejtat dhe detyrimet e te dyja paleve si edhe penalizimet me te cilat do te perballet ky i fundit ne rast te mos shlyerjes se kesteve ne kohen e percaktuar.


Numrin me te madh te te paditurve ne gjykate e perbejne individet por nuk qendrojne pas edhe bizneset. Ajo qe bie ne sy ka te beje me faktin se ka mjaft prej kreditoreve te paditur qe edhe pse kane marre shuma te vogla si 100 mije apo 150 mije leke nuk kane mundur ti shlyejne.


Ne databazen e Gjykates se Tiranes jane renditur nje numer i konsiderueshem biznesesh dhe individesh te cilet fillimisht jane treguar te rregullt me shlyerjen e detyrimeve por me pas jane futur ne listen e kreditoreve problematike.


Referuar rasteve qe kane shkuar tashme ne gjykate pjesa me e madhe e kredive jane te siguruara me kolateral. Nese kemi te bejme me kredi te marre per blerjen e nje apartamenti eshte kjo pasuri e paluajtshme qe lihet peng deri ne momentin kur shlyhet i gjithe detyrimi ne kembim te financimit nga banka. Jane mjaft procese te derguara ne Gjykaten e Tiranes te cilat kane te bejne me marrje kredie per blerje shtepie.


Ne disa nga rastet e derguara ne gjykate kredi te tilla jane marre nga bashkeshorte ku njeri ka qene kredimarresi dhe tjetri dorezanesi ose thene ndryshe garantuesi. Dorezanesi eshte personi garanton se nese kredimarresi nuk shlyen kestet do te jete ai qe do te paguaje.


Referuar rasteve ne fjale pasi kane shlyer disa keste te kredise per shkaqe te ndryshme ata nuk paguajne me. Pas disa apelesh per vijimin e shlyerjes se kesteve banka duke mos gjetur rruge tjeter per te rimarre investimin i drejtohet gjykates. Kjo e fundit thuajse ne te gjitha rastet vendos ne favor te bankes pasi ka verejtur kushtet e percaktuara ne kontrate duke renduar edhe me tej kete problem social te diteve te sotme ne Shqiperi sic eshte strehimi.


Kur banka te le pa shtepi

Nje cift bashkeshortesh ka marre kredi ne vleren e 70 mije eurove per blerjen e nje apartamenti. Ne marreveshjen e lidhur me banken cifti ka pranuar te shlyeje shumen e marre bashke me interesat brenda nje afati 20 vjecar. Pasi kane shlyer 26 keste bashkeshortet kane filluar te vonohen ne pagesat e kesteve te tjera.


Apartamenti eshte me hipoteke dhe per kete arsye nuk mund te shitej apo nderrohej pronesia deri ne shlyerjen e plote te kredise. Pasi ka pare se kredimarresit nuk po shlyenin kestet ne kohe fillimisht banka iu eshte drejtuar atyre duke kerkuar vijimin e pagesave normalisht.


Pas disa tentativave bindese me kredimarresit banka i drejtohet gjykates per zgjidhjen e ceshtjes duke kerkuar leshimin e urdhrit te ekzekutimit i cili ne rastin tone perkthehet me sekuestrimin e apartamentit. Tashme pas vendimit te gjykates bashkeshortet jane pa shtepi.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›