Durrës, pushuesi mbytet në det tek Gjiri i Lalzit
DURRES- Një 46-vjeçar nga fshatrat e Tiranës është mbytur sot në det, ndërsa pushonte në gjirin e Lalzit.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit, bënë të ditur se, Hysen Korriku, 46 vjeç, nga Preza e Tiranës, ndodhej me pushime në gjirin e Lalzit. Ai ka humbur jetën pasi është mbytur në det, thanë burimet e policisë, duke saktësuar se grupi hetimor po punon për të përcaktuar nëse shkak i vdekjes ka qenë një sëmundje zemre apo asfiksia nga mbytja në ujë.
Që nga fillimi i këtij sezoni ky është rasti i katërt i humbjes së jetës nga mbytja në det në plazhet e qarkut të Durrësit. Të dielën e kaluar një vajzë 10-vjeçare u mbyt në gjirin e Lalzit, ndërsa dy pushues të tjerë janë mbytur në plazhin pranë Shkëmbit të Kavajës.
(d.b/BalkanWeb)