E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyseni: Bosnja, do të njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës



Bosnje-Hercegovina, do të njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni pas pjesëmarrjes në samitin e djeshëm BE-Ballkani perëndimor në Sarajevë. Gjatë një interviste për të përditshmen boshnjake "Dnevni avaz", Hyseni tha se Prishtina e Sarajeva nuk kanë çështje dhe probleme të pazgjidhura mes tyre. Duke e vlerësuar konferencën e Sarajevës si një "takim të dobishëm" dhe i mbajtur në kohën e duhur, Hyseni e cilësoi si lajm të mirë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Sipas tij, edhe Kosova së shpejti do të fillojë bisedimet për vizat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›