E Diel, 1 Nëntor 2026

ISHP: Analizat për 5 raste të dyshuar me virus në Rumani

 Nga e hëna e kaluar, kur dhe u konfirmua rasti i parë i prekur nga ky virus në Shqipëri, numri i të prekurëve është 4 raste. Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, tha sot për mediat se numri i monstrave të marra për t’u analizuar deri dje në darkë arrin në 193.

 “Monstrat janë marrë nga spitalet në Tiranë, Spitali Infektiv, Pediatrik, si dhe Pneumofiziatrik në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, poliklinikat, si dhe nga spitali rajonal në Vlorë, Sarandë, Shkodër, Lushnjë, Durrës, Devoll”. Sipas znj. Bino ka një rritje ndërgjegjësimi me marrjen e një numri të lartë monstrash në rrethe.

Znj. Bino sqaroi se rastet e konfirmuara janë ato që plotësojnë përkufizimin e rastit që kanë të gjitha shenjat klinike dhe kanë lidhje epidemiologjike apo jo, dhe janë të konfirmuara në laboratorin e references. Ndërsa, rastet e mundshme janë ato që përmbushin përkufizimin klinik, por janë konfirmuar me virusin A në vendin tonë. Përsa i përket vaksinës, ajo nuk është prodhuar akoma dhe është në fazë testimi në disa vende, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australi.

Vaksina mendohet të hidhet në treg në nëntor të këtij viti. "Kemi kërkuar rreth 300 mijë doza vaksinë për të mbuluar grupet më të riskuara të popullatës, fillimisht për gupret prioritare, si punonjësit e shëndetësisë dhe personat e riskut", tha znj. Bino, sipas së cilës, në vazhdim do të ketë vaksina dhe për grupe të tjera të popullatës. 

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›