E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni: GJND rikonfirmoi pavarësinë e Kosovës

Sipas tij, Prishtina dhe Beogradi do të diskutojnë disa dy vende fqinje.

“Mirëpresim Mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhënë sot. Gjykata konstatoi, me shumicë dërmuese, se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Mendimi i Gjykatës është eksplicit dhe i qartë, dhe nuk lë vend për dyshim. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të Kosovës në të gjitha pikat.”, theksoi Hyseni.

Ai u shpreh se pas këtij vendimi, priten njohje të reja. “U bëjmë thirrje shteteve që e kanë shtyrë njohjen e Republikës së Kosovës në pritje të Mendimit të Gjykatës, që tani të vendosin për njohjen. Nuk ka asgjë në Mendimin e dhënë nga Gjykata që hedh çfarëdo dileme rreth shtetësisë së Republikës së Kosovës, tashmë një realitet i pakontestueshëm”, vijoi ai.

Sipas tij, pavarësia e Kosovës nuk ka krijuar asnjë precedent. “E ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë është në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Për këtë arsye, duhet të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore. Këtë e kërkojmë ne. I takon Serbisë tani që të jetë në nivel të përgjegjësive. Duam të ritheksojmë gatishmërinë e Kosovës për të diskutuar çështje praktike të interesit të ndërsjellë me Serbinë. çfarëdo bisedash me Serbinë duhet të jenë mbi baza të barabarta, si dy shtete të pavarura dhe sovrane, u shpreh gjithashtu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›