E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç: Vendimin e GJND-së do ta analizojmë me kujdes

Ai ka shtuar se përpara se të arrihet në përfundime, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë duhet të analizohet me kujdes. “Nuk duhet të arrijmë në përfundime të nxituara, por duhet ta analizojmë me kujdes”, u shpreh Jeremiç për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Numri një i diplomacisë serbe nënvizoi se pret që vendimi i GJND-së të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, që sipas tij është plotësisht i qartë lidhur me pavarësinë dhe integritetin territorial të vendeve. “Nëse Gjykata do të mbështesë ndarjen e Kosovës atëherë asnjë kufi në botë dhe në rajon nuk do të jetë i sigurtë”, nënvizoi Vuk Jeremiç.

Kryediplomati serb ka konfirmuar se fjala e fundit i takon Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila në shtator duhet të konfirmojë mendimin e gjykatës dhe të nxjerrë përfundimet politike për të dy palët e interesuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›