Adrian Devolli: Imazhi i Vodafon në Mozaik, aferë mafioze për të zgjatur më shumë kohën publicitare
Prej disa muajsh Mozaiku në Muzeun Historik Kombëtar, tashmë është kthyer në një fasadë për publicitet, duke humbur dhe funksionin e tij si një vepër arti. Kjo që po ndodh sot me këtë vepër arti po vijon nga dita në ditë të ngjallë reagime
të shumta tek personalitete të artit dhe kulturës në vend, të cilët pohojnë se institucionet përgjegjëse po shkelin ligjin, duke e kthyer këtë vepër arti në një fasadë publiciteti. Për piktorin dhe restauratorin e njohur Adrian Devolli, i cili ka dekada që merret me artin pamor, imazhi i kompanisë celulare në këtë vepër arti shërben vetëm për qëllime biznesi. Sipas tij po shkelet fare hapur ligji, në një kohë që ai bën përgjegjës institucionet përkatëse shtetërore që po merren me këtë projekt restaurimi. Piktori Devolli pohon se ky Mozaik, i cili prej muajsh po vazhdon të jetë i mbuluar me banerin e një kompanie, tregon fare qartë se nuk po zbatohet legjislacioni ndaj veprave të artit. Më tej gjatë kësaj interviste piktori Adrian Devolli tregon dhe projekte të tjera restauruese në botë, të cilat sipas tij nuk mbulohen me imazhin e një kompanie. Për mua kjo është një çështje e tëra mafioze, e cila kërkon ta zgjasë sa më shumë kohën e këtij publiciteti, për më tepër në një qytet ku kanë mbetur shumë pak gjëra për të parë, pohon piktori.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"