Hyseni: Kosova merr pjese si shtet
Ministri i Jashtem kosovare, Skender Hyseni, deklaron se ne seancen e djeshme te Keshillit te Sigurimit ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, Kosova mori pjese si shtet. Ne nje interviste per BBC, ai sqaron rolin e tij ne Keshillin e Sigurimit si edhe takimet qe ka pasur gjate qendrimit te tij ne Amerike.
BBC: Zoti minister, ne cfare cilesie do te merrni pjese ne seancen e Keshillit te Sigurimit te OKB-se.
Ministri Hyseni: Gjithsesi, une marr pjese ne cilesine e ministrit te Puneve te Jashtme te Republikes se Kosoves. Nuk ka mundesi te marr pjese ne asnje cilesi tjeter me cfaredo mbledhje apo ngjarje nderkombetare. Natyrisht, ne kemi kerkuar qe te perfaqesohemi si shtet ne nje ngjarje ku behet fjale drejtperdrejt per Kosoven. Nuk eshte i ditur formati i takimit.
BBC: Pra nuk dihet nese ju do te keni te drejten e fjales ne kete seance?
Ministri Hyseni: Mos te paragjykoj, por nese paleve u jepet fjala atehere gjithsesi qe do te me jepet fjala edhe mua.
BBC: Zoti Minister, raporti i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se perqendrohet kryesisht ne procesin e rikonfigurimit te UNMIK-ut dhe situates qe i kane paraprire kesaj dhe fuqizimit te Kushtetutes. Cili eshte vleresimi juaj per permbajtjen e ketij raporti?
Ministri Hyseni: Natyrisht ne e kemi marre ne dijeni iniciativen e Sekretarit te Pergjithshem per te rikonfiguruar UNMIK-un, po ashtu jemi ne dijeni se UNMIK-u do te vazhdoje te kryeje edhe disa detyra te kufizuara per nje periudhe kohore. Ne kemi kerkuar qe kjo periudhe te jete tejet e limituar ne menyre qe EULEX-it t'i mundesohet te shtrije pushtetin e vet ne gjithe territorin e Kosoves, ne ato kompetenca te rezervuara (polici dhe drejtesi). Natyrisht qe raporti i Sekretarit te Pergjithshem nuk ka ndonje implikim direkt ne Kosove ne kete periudhe, sepse eshte vendosur qe UNMIK-u te rikonfigurohet. Qendrimi yne eshte qe procesi i rikonfigurimit duhet te mbyllet shpejt dhe po ashtu shume shpejt, EULEX-i perkatesisht misioni evropian, duhet te shtrihet sa me shpejt, ne tere territorin e Kosoves.
BBC: Zoti minister, gjate ketyre diteve sa ju keni qendruar ne Shtetet e Bashkuara, keni pasur takime me perfaqesues te shteteve te ndryshme, kryesisht aziatike dhe afrikane. Cili eshte disponimi i ketyre vendeve qe nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves qe ta bejne kete?
Ministri Hyseni: Po gjate ketyre diteve dhe deri ne fillimin e mbledhjes se Keshillit te Sigurimit, kam zhvilluar dhe do te zhvilloj nje seri takimesh me perfaqesues te vendeve te perhershme te Keshillit te Sigurimit, kryesisht atyre qe nuk kane njohur pavaresine e Kosoves. Natyrisht qe, te gjitha keto takime shfrytezohen per te prezantuar te arriturat e fundit ne Kosove, progresin me te ri, sidomos tash pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes dhe nje varg ligjesh qe dalin nga pakoja Ahtisari dhe per te riperseritur kerkesen, te cilen presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaci e kane derguar tek te gjitha vendet e botes menjehere pas shpalljes se pavaresise. U mbetet vete atyre shteteve qe te vendosin kur do ta bejne te hapur vendimin per njohje, por shume vende do ta njohin Kosoven dhe perfundimisht Kosova ne kohen e duhur do te behet anetare e te gjitha organizatave nderkombetare, duke perfshire edhe OKB-se. Patjeter qe, kushtimisht po them, pas nje vale te fuqishme te njohjes se Kosoves menjehere pas shpalljes se pavaresise, tani ka nje ngadalesim dhe shume vende te botes duan kohe qe ta shqyrtojne kerkesen per njohjen e nje shteti te ri. Duan te shohin cfare drejtimi po merr ai shtet ne kuptim te ndertimit te institucioneve demokratike, te politikave nderkombetare, te marredhenieve me fqinjet dhe shume aspekte te tjera para se ta njohin shtetin e ri. Te gjithe bashkebiseduesit e mi, asnje prej tyre pa perjashtim, nuk shprehen kunder pavaresise se Kosoves. Te gjithe thone se duan edhe pak kohe, por ne kohen e duhur do te marrin vendim per njohjen e Kosoves.
BBC: Minister Hyseni, ne seancen e Keshillit te Sigurimit merr pjese edhe ministri i Jashtem i Serbise, Vuk Jeremic. Keni parapare ndonje takim me homologun tuaj serb?
Ministri Hyseni: Jo absolutisht nuk eshte parapare dhe nuk do te kete kurrfare takimi me homologun tim serb. Me lejoni ketu te them qe Kosova e ka shprehur gatishmerine qe te bisedoje me Serbine per ceshtje praktike te interesit te ndersjelle. Kosova pra eshte e hapur per cfaredo kontakte me Beogradin, por natyrisht te jene marredhenie mes dy shteteve te pavarura dhe sovrane. Asnjehere Kosova nuk do te pranoje te bisedoje per ate qe dikush mund te pretendoje per ceshtje te statusit. Ceshtja e statusit ka perfunduar nje here e mire, nderkohe qe Kosova eshte e hapur dhe e gatshme te bisedoje me fqinjet per ceshtje qe u takojne interesave dypaleshe apo shumepaleshe ne rajon.