E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Filloi epoka e re ne sistemin gjyqesor per Kosoven

Pesembedhjete gjyqtare dhe nente prokurore te Kosoves per here te pare dhane dje betimin para Kryetarit te vendit, pas perzgjedhjes se tyre nga Keshilli Gjyqesor. Sejdiu u shpreh se "me keta gjyqtare dhe prokurore fillon nje epoke e re ne sistemin gjyqesor" dhe iu premtoi mbeshtetjen e plote te tij dhe institucioneve tjera te vendit. Nderkaq, Rexhep Haxhimusa, kryetar i Gjykates Supreme te Kosoves, tha se kjo eshte hera e pare ne historine e shtetit te Kosoves qe betimi i bartesve te gjyqesorit jepet para kryetarit. Sistemit te ri te drejtesise iu shtuan dje 15 gjyqtare dhe 9 prokurore te rinj, duke shenuar keshtu nje dite te vecante, sepse ata per here te pare betimin e bene para Kryetarit te Kosoves, e jo para perfaqesuesit special te OKB-se, sic ishte praktike deri tani. Presidenti i Kosoves uroi qe kjo dite te jete fillim i shkelqimit te gjyqesorit te Kosoves dhe falenderoi edhe per ndihmen e dhene nderkombetare per gjyqesorin e vendit. "Do te deshiroje qe me ju te filloje nje epoke e vecante e angazhimit te secilit prej jush, qe te jete ne shkelqimin me te mire te gjyqesorit te Kosoves", tha Sejdiu. Ai u ofroi mbeshtetjen e tij dhe institucioneve te Kosove, duke theksuar qe, pas kesaj do te levizim mire ne nje deshmim te rendesishem te kapaciteteve tona para qytetareve dhe botes demokratike, e cila e ka ndihmuar ngritjen e institucioneve dhe gjyqesorit te Kosoves. Ndersa, Rexhep Haxhimusa, kryetar i Gjykates Supreme te Kosoves, u shpreh se kjo eshte hera e pare ne historine e shtetit te Kosoves, qe betimi i bartesve te gjyqesorit jepet para kryetarit. Tani, theksoi kryetari i Gjykates Supreme te Kosoves, obligimet tona nuk mund te kontestohen ne asnje menyre sepse japim llogari para vetes duke kerkuar edhe vazhdimin e reformes ne sistemin gjyqesor.

Gjyqtaret dhe prokuroret e rinj, te cilet per te paren here dekretohen nga Presidenti, u betuan se do te jene ne sherbim te qytetareve dhe ne zbatim te ligjit per te gjithe, pa marre parasysh racen, fene dhe perkatesine nacionale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›