E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i Mun: Negociata me Serbine per UNMIK

Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara u mblodh dje per te diskutuar mbi raportin e fundit te Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Ban Ki Mun, mbi zhvillimet ne Kosove. Ky eshte raporti i pare i Sekretarit te Pergjithshem, qe kur zoti Ban urdheroi perfaqesuesin e tij te posacem, Lamberto Zannier, te filloje ri-konfigurimin e UNMIK-ut, per t'iu pershtatur realitetit te ri ne terren. Serbia dhe Rusia e kane kundershtuar ri-konfigurimin. Zannier, theksoi dje para Keshillit te Sigurimit se realiteti i ri ne terren, qe pas shpalljes se pavaresise se Kosoves e ka veshtiresuar permbushjen e misionit te UNMIK-ut. "Mundesia e UNMIK-ut per te kryer pjesen me te madhe te funksioneve te tij administrative ka ndeshur veshtiresi te shumta, si rezultat i veprimeve te qeverise se Prishtines dhe serbeve te Kosoves", u shpreh Sekretarit te Pergjithshem. Ai vecoi si nje tjeter sfide ndaj autoritetit te UNMIK-ut, strukturat paralele te komunitetit serb, gje qe e kane ngushtuar tej mase sferen e operimit te UNMIK-ut, si rezultat i thellimit te divergjencave ne qendrimet e komunitetit serb dhe autoriteteve shqiptare, terreni ne te cilin operon UNMIK-u ka ndryshuar. "Qe nga hyrja ne fuqi e Kushtetutes se Kosoves, ushtrimi i autoritetit tim ligjor dhe Rezolutes 1244 eshte bere gjithnje e me i veshtire ne praktike. Nuk jam me ne pozite per te nxjerre ligje", theksoi Zannieri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›